AktualitetBota+Të fundit

Rreziku terrorist në Francë mbetet i lartë, thotë ministri i Brendshëm

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, tha të hënën se rreziku terrorist në Francë mbetet i lartë.

Deklarata pason vrasjen e katër policëve francezë, javën e kaluar, nga një koleg i radikalizuar.

Castaner tha se nga viti 2003, policia i ka parandaluar 59 sulme terroriste – përfshirë tre të tillë nga fillimi i këtij viti.

Ai i refuzoi thirrjet e opozitës për të dhënë dorëheqje, por pranoi se janë humbur disa mundësi për të parandaluar vrasjen e stafit policor.

Mickael H., 45 vjeç, specialist i teknologjisë informative, ka vrarë tre oficerë dhe një punonjës civilë më 3 tetor, përpara se të qëllohej për vdekje nga një tjetër polic.

Franca, viteve të fundit, është goditur nga disa sulme terroriste – përfshirë ato të vitit 2015 në Paris, ku kanë mbetur të vrarë 130 njerëz.

 

Fraksion.com