AktualitetPolitikëTë fundit

“Numërimin në Shqipëri e vonojnë njerëzit”; Ekspertët e zgjedhjeve: Nuk është faji i sistemit në Shqipëri

Edhe në vendin tonë në të shkuarën votat janë numëruar në qëndrat e votimit, por as ky fakt nuk e ka përshpejtuar procesin, përkundrazi.

“ Duket qartësisht se menaxhimi sic bëhet tek ne ka dështuar qoftë dhe për këtë fakt. Sugjeroj që komisioni i reformës zgjedhore të nisë punën për të bërë korrigjimet e duhura që të kemi nivel administrimi më të pranueshëm për vendin tonë”, tha Klement Zguri.

Ekspertët zgjedhor, problemin nuk e shohin tek sistemi, por tek sjellja e aktorëve politik të cilët në krahasim me ato të Kosovës ndryshmi është i dukshëm.

‘Ne e kemi patur këtë sistem me përpara, por prap kemi pasur probleme, dallimi eshte tek kulturës e munguar per te zbabetuar ligjin”, tha Kristaq Kume, ekspert zgjedhor.

Sistemi në Kosovë e bën të domosdoshëm krijimin e koalicioneve para apo pas zgjedhore duke prodhuar një qeverisje më përfaqësuese. Por, kryetari i KQZ Zguri rezervohet ne propozime, ndryshe nga paraardhësi i tij Kristaq Kume.

“Ne kemi nevoje për mazhoranca qe formohen si rezultat i koalicioneve paszgjedhore dhe këtë mund ta sigurojë propocionali i pastër rajonal ose sistem i përzier mazhoritar plus propocional”, tha ai.

Ndryshe nga sa ndodhi në Kosovë, në Shqipëri zgjedhjet tek ne nuk janë një festë demokracie. Numërime kutish të cilat zgjasin me javë dhe incidente para e pas zgjedhore janë traditë tashmë në vendin tonë, ku shpesh herë ambasadorët duhet të përveshin mëngët për një rezultat të shpejtë./tch

 

Fraksion.com