AktualitetTë fundit

Nënë e bir ju digjen makinat; Kamerat kapin autorin

Dy makina e djegura ishin parkuar para një pallati pranë  “Vasil Shantos”.

Automjetet e djegura janë të markave, një “volswagen 6” dhe një “passat”.

Makinat ishin në pronësi të një gjyqtareje dhe të birit të saj avokat, në Tiranë.

Ato i përkisnin, Loren Liço, avokat, ndërsa e ëma e Liços është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Mësohet se gjyqtarja përdorte një nga makinat. Policia dyshon se djegia e dy makinave është kryer për shkak të detyrës, në shenjë hakmarrje. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin, që ka djegur makinat.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

 

Njoftimi i policisë

Më datë 06.10.2019, në bulevardin “Bajram Curri”, është përfshirë nga flakët mjeti tip “Wolswagen Golf”, në pronësi të shtetasit L. L

Si pasojë ka pësuar dëmtime të vogla edhe një mjet tjetër që kanë qenë i parkuar në anën e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë

 

Fraksion.com