AktualitetTë fundit

“Magjistratët e rinj”; Gjonaj: Ktheni besimin e publikut te drejtësia

Nga shkolla e Magjistraturës, në ceremoninë e diplomimit për magjistratët e rinj që nisin një rrugëtim të ri në sistemin e drejtësisë,  ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në fjalën e saj dha një mesazh për magjistratët që u diplomuan sot, duke iu kërkuar atyre që me punën e tyre t’I kthejnë besimin qytetarëve te drejtësia.

“Shkolla e magjistraturës duhet ti kushtojë vëmendje integritetit të magjistratit për një sistem të paanshëm, të pa korruptuar. Ky element të jetë i ngulitur fort për çdo gjyqtar dhe prokuror të ri. Po kryhet një ndryshim rrënjësor. Ju keni fatin historik që të bëni që drejtësia të bëjë një kthesë të madhe për një model të ri, që të eksportohet edhe në vendet e tjera. Duhet të riktheni besimin e publikut te drejtësia”, tha Gjonaj.

 

Fraksion.com