Lotaria Amerikane; Ambasada: Nëse ju skadon pasaporta…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë një lajmërim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që duan të aplikojnë në Lotarinë Amerikane.
Ambasada e SHBA thekson se aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit.
Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 18:00!
Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.
Duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.
Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.
Fraksion.com