AktualitetRajoniTë fundit

“E kishte fshehur në ‘xhepat’ e motorit”; Shqiptari kapet me kanabis në Greqi

Policia greke ditën e djeshme  ka  vënë në prangat një shqiptar në Sagiada Thesprotia.

Shqiptari është kapur duke transportuar një sasi prej 16 kg e 390 gram kanabis.

Emri i të arrestuarit nuk bëhet i ditur, por media greke bëjnë me dije se ai është i moshës 36-vjeç. Drogën shqiptari e kishte fshehur në dy bagazhet e motorit që po udhëtonte, po ashtu një pjesë tjetër të drogës ai e kishte futur në çantën e shpinës.

Droga ishte e ndarë ne 15 pake dhe ishte e mbështjellur me natriban.

Kohët e fundit Greqia është bërë një rrugë trafiku lëndësh narkotike, ku grupet shqiptare përdorin për të çuar kanabis në Turqi dhe për ta këmbyer më pas me heroinë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com