Dosja e Izet Hashisë shkon në Gjykatën e Lartë
Dosja e Izet Haxhisë i ka kaluar sot Gjykatës së Lartë, e cila pritet më pas të sqarojë përfundimisht mosmarrëveshjet e krijuara rreth saj. Ajo do të zgjidhë mosmarrëveshjet e lindura mes Gjykatës së Tiranë dhe dhe asaj të Krimeve të Rënda, të cilat nuk kanë ndarë ende se e kujt është kompetenca për të shyrtuar dosjen në fjalë.
Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda ajo që e ka dërguar çështjen e ish-truprojës së Sali Berishës në organin e Gjykatës së Lartë.
Avokatët e Haxhisë i kanë kërkuar gjykatës lirimin e klientit të tyre, me argumentin se derisa të shprehet gjykata e lartë Haxhia se paku të mbahet në arrest shtëpiak, por ajo është rrëzuar.
Avokatët thanë se Izet Haxhia ka kaluar një kohë të gjatë edhe në paraburgim në Turqi.
Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit,
Fraksion.com