Life StyleTë fundit

Beatrix Ramosaj jep lajmin e bukur për fansat e saj

Beatrix Ramosaj më në fund ka vendosur të rikthehet në muzikë.

Pas një periudhe të gjatë pushimi ajo ka vendosur të jetë sërish aktive më një projekt të ri muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instastory ku tregon se muajin tjetër do të nisë xhirimet për këngën e saj të re.

 

“E di që ka kaluar shumë kohë, por dua të dini se kam punuar për këngën time të re dhe me shumë siguri do ta xhiroj këngën time muajin e ardhshëm. Jam shumë entusiaste për këtë projekt dhe shpresoj që të jeni dhe ju. Faleminderit që jeni treguar të duruar me mua. Më duhej pak kohë të punoja me veten dhe tani mendoj se jam gati të rikthehem dhe të jem pranë jush me muzikën time. Shumë dashuri, Trixa”, ka shkruar këngëtarja.

Beatrix nuk ka publikuar këngë me videoklip që në vitin 2017.

Kënga e saj e sjellë që e ka sjellë pranë publikut ka qenë “Pa ndjenjë”, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për shkak të videoklipin dhe skenave intime të këngëtares me balerinin Kris Dalipi.

 

Fraksion.com