A e njeh qeveria e re e Kosovës filozofinë e forcës?
Nga Spartak Ngjela
Në Kosovë po votohet.
Pritet që të dalë në skenën e qeverisjes një qeveri e cila duhet të garantojë të ardhmen.
Janë dy aspekte të rëndësishëm në këtë kohë: bisedimet me Serbinë dhe marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për njohjen e Kosovës nga Serbia.
Asnjë marrëveshje nuk mund të nënshkruajë Presidenti aktual serb, një ish terrorist i Milosheviçit. Kjo është e sigurt.
Presidenti aktual i Serbisë e ndien veten si të jetë një mashtrues i madh politik. Asgjë. Është një njëri i rëndomtë që përkrahet nga hordhitë serbe mesjetarë që i vunë zjarrin Ballkanit me Milosheviçin dhe qeverinë e tij, atje ku ky Presidenti i sotëm ka qenë një nga ministrat më ekstremistë.
Atëherë, asgjë nuk mund të pritet nga një grup njerëzish si ky, në një kohë kur vetë shumica e serbëve aktivë në politikë janë me karakter terrorist në ndërtim.
Serbët janë pushtues territoresh shqiptare dhe genocidistë antishqiptarë.
Janë pushtues tokash shqiptare, prandaj; por tani nuk kanë më forcë ndërkombëtare, sepse vetëm Rusia nuk mjafton.
Kjo është arsyeja që nuk mendojnë ta lënë Kosovën.
Por, si po mendohet prej presidentit serb marrja sërish e Kosovës?
Duhet ndenjur në një gjendje stacionere, thotë ai, në një pritje të madhe kur shqiptarët të mos përkrahen më nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ja, kjo është politika shterpë e presidentit të Serbisë që e ka emrin Aleksander Vuçiç.
Po mirë, kaq të domosdoshme e kanë këta serbë, mesjetarë në karakter, pasjen sërish të Kosovës brenda shtetit të tyre, kur në Kosovë jetojnë mbi 2 milionë shqiptarë autoktonë?
Serbët janë hordhi pushtuese të ardhura në Shekullin e Shtatë në Ballkanin Perëndimor, dhe këtë e dinë.
Kanë qenë aleatë të Perandorisë Osmane në pushtimin e territoreve të gjera shqiptare, dhe aleatë kundër shqiptarëve me të gjitha Fuqitë e Mëdha europiane, me përjashtim të Austrisë dhe Gjermanisë.
Tani janë në rënie tërësore, dhe po presin sërish historinë që të rikthehet te ata e kundër shqiptarëve.
Kjo është e gjithë shtysa e brendshme e presidentit aktual të Serbisë. Ai po pret.
Po shqiptarët?
Shqiptarët janë në gabim. Kosova dhe Shqipëria duhet të armatosen.
Vetëm armatat e fuqishme shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë janë garancia për triumfin e plotë të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Doni marrëveshje me një shtet pushtues që nuk heq dorë nga pushtimi i territoreve shqiptare edhe pse është i mundur në luftë? Për këtë ka vetëm një zgjidhje: armatat e fuqishme shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri.
Pse, a nuk e çliruan me forcë enorme amerikanët Kosovën?
Presidenti serb po qëndron në një politikë pritëse që shqiptarët të mbeten sërish vetëm.
Por, a do ta këtë më këtë shpresë ky nesë shqiptarët do të janë ushtarakisht më të fortë se Serbia? Kurrë nuk mund ta këtë!
Asnjëherë…
Gjithçka është e qartë. Shqiptarët që kanë sot dy shtete shqiptarë me 5 milionë banorë në Ballkanin Perëndimor, duhet të tregojnë sa më shpejt që të jetë e mundur forcën e tyre ushtarake.
Po qeveria e re e Kosovës që do të dalë nga këto zgjedhje, e njeh këtë filozofi force?
Duhet ta njohë.
Fraksion.com