“Unë jam Estela Ujka”; Blogerja thirrje grave: Bëni kontrolle rutinë të herëpashershme
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video, ku protagoniste është blogerja e njohur, Estela Ujka, e cila iu drejtohet me një mesazh të fortë nënave dhe grave shqiptare që të tregohen vigjilente dhe të bëjnë kontrolle rutinë me qëllim që të parandalojnë sëmundjen vdekjeprurëse të kancerit të gjirit.
Kjo thirrje e bankieres korrespondon me muajin tetor, muaj ky që njihet si muaji i sensibilizimit shoqëror për t’i bërë ballë dhe parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse të kancerit të gjirit.
“Unë jam Estela Ujka, blogere, bankiere, mama dhe grua, por mbi të gjitha kam fituar betejën me kancerin. Muaji tetor është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, ndaj unë ndjej përgjegjësinë t’iu bëj thirrje të gjitha grave qe janë përballur me këtë sëmundje , të jenë të forta dhe pozitive, por mbi të gjitha të diegnostifikohen dhe të bëjnë kontrolle rutinë të herëpashershme”-thotë ajo.
Fraksion.com