SHBA-BE me sytë nga Kosova; Pas zgjedhjeve kërkojnë heqjen e taksës dhe rikthimin në dialog me Serbinë
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane hedhur shumë energji në arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Pas zgjidhjes së ngërçit dhjetëra vjeçar të emrit të Maqedonisë së Veriut, vëmendja u fokusua edhe më tepër tek dialogu Prishtinë-Serbi dhe përpjekjet për arritjen e asaj që Washingtoni e përshkruan si “marreveshje paqeje“ mes Prishtinës e Beogradit, e cila është kthyer gati në një nyje gordiane për komunitetin ndërkombëtar.
Ideja u prit me kritika të ashpra nga pjesa më e madhe e forcave politike në Kosovë, por më fort kundër saj e ngriti zërin Ramush Haradinaj; përplasjet mes tij dhe kreut të shtetit, u bënë publike.
Washingtoni megjithatë dha sinjale se konsideron që tani është koha për arritjen e ujdisë dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë ndihmën e tyre drejt arritjes së këtij synimi historik. Vetëm pak përpara zgjedhjeve në Kosovë, presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si i ngarkuar special për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, duke shkaktuar habi për faktin se u mendua gjerësisht që këtë rol do ta përmbushte përfaqësues Special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Caktimi i Grenellit u pa shumë shpejt si dëshmi e faktit që SHBA vazhdon të jetë e interesuar për zgjidhjen e konfliktit, por nga ana tjetër, mendohet se mund të sjellë më shumë ngatërresa për dialogun. Analistët mendojnë se ky emërim I diskutueshëm mund t’i ngarkojë më tej marrëdhëniet midis Berlinit dhe Uashingtonit dhe ta dobësojë aftësinë e fuqive perëndimore për të ndërmjetësuar njëzëri në rajon.
DW kujton se periudha relativisht e shkurtër (prej majit 2018) e Grenellit si ambasador në Berlin, u mbush me polemika qe e bënë atë një prej ambasadorëve më të diskutuar të SHBA-së në Gjermani. As as në marrëdhëniet Ballkan-Berlin, sjellja e Grenellit nuk ka qenë gjithmonë diplomatike, tha Bodo Weber, ekspert i Ballkanit Perëndimor.
Weber kujton vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në dhjetor të vitit të kaluar në Berlin, i cili u takua atëherë vetëm me ambasadorin amerikan dhe askënd tjetër, çka sipas tij tregon se Grenell favorizon më shumë çështjen e ndryshimit të kufijve: „Emërimi i tij është dëshmi e faktit se Washingtoni ende nuk ka hequr dorë tërësisht nga ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve”, ishte pohimi i tij në intervistën për DW, duke shtuar se parashikon që „ky emërim do ta komplikojë rifillimin e negociatave”.
Një farë shqetësimi e ka shkaktuar ndërkohë edhe fakti që ngarkuari I ri I BE-së me çështjet e jashtme nga ana tjetër, Jospeh Borrell pritet të caktojë një të dërguar të bllokut europian për dialogun, e kjo në kohën kur vetë Borrell vjen nga Spanja, një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës./tch
Fraksion.com