AktualitetTë fundit

“Pagoi me euro false”; Kapet 41-vjeçari pasi mbushi makinën me karburant

Një 41-vjeçar është vënë në pranga të policisë në qytetin e Vlorës pasi dyshohet se ka mbushur automjetin e tij me karburant duke paguar me euro false. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur  ditën e sotme në autostradën Levan-Vlorë, ku drejtuesi i mjetit tip “Audi” i ka paguar punonjësit të karburantit  shumën prej 100 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Mbush automjetin me karburant kundrejt pagesës me euro false, vihet në pranga nga policia 41 vjeçari. Më datë 05.10.2019, në një karburant përgjatë autostradës Levan-Vlorë drejtuesi i një automjeti ka mbushur me karburant Audin e tij, duke i dhënë punonjësit të karburantit kartëmonedhën me prerje 100 euro.

Pas hetimeve të kryera nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Policisë së Vlorës, ka rezultuar se kjo kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të 41 vjeçarit E.P., banues në Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

 

Fraksion.com