AktualitetPolitikëTë fundit

Kroacia mbështetje të plotë për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me zv.kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Božinoviç, ku diskutuan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Lleshaj dhe Bozinoviç, vlerësuan veçanërisht bashkëpunimin në kuadër të të FRONTEX dhe EUROPOL për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe migracionit të paligjshëm.

Božinović ritheksoi mbështetjen e padiskutueshme të Kroacisë mike për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

Të dy homologët, morën pjesë dhe përshëndetën Konferencën Shkencore Albanologjike “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea”, e cila organizua nga Revista “Shejzat – Pleiades” dhe Universiteti i Zadarit, në Kroaci.

Kjo konferencë, thekson Lleshaj është e treta në serinë e aktiviteteve të rëndësishme për albanologjinë dhe përfaqëson një platformë unike në llojin e vet, duke mbledhur kontributin shkencor të studiuesve më në zë, të albanologjisë nga Universitetet dhe Qendrat prestigjioze europiane të kërkimit, nën koordinimin e palodhur dhe profesional të Prof. Dr. Ardian Ndreca.

Ai bën të ditur se në “Aula Magna” të Universitetit të Zadarit u prezantuan rezultate shumë të rëndësishme të kërkimit shkencor nga autoritetet më kompetente të albanologjisë duke shënuar një hap tjetër të suksesshëm në fushën e studimeve shqiptare.

“Vizita në Zadar ishte një mundësi e bukur për të njohur edhe disa gjurmë të rëndësishme shqiptare, që lidhen me praninë e gjatë të komunitetit arbëresh në këtë qytet”, deklaron ministri Lleshaj.

 

Fraksion.com