I vidhet vila diplomatit kuvajtjan në Tiranë
Banesa e atasheut diplomatik, pranë Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë Humoud Saleh Alhusaini është vjedhur pa thyerje.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se kallëzimi është bërë ditën e djeshme në komisariatin nr 1, në kryeqytet.
Mësohet se nga banesa e tij, e cila ndodhet në kompleksin e vilave në zonën e Petrelës, është marrë një unazë dhe një byzylyk floriri.
Lidhur me këtë ngjarje, policia i ka referuar materialet prokurorisë, me akuzën e vjedhjes, ndërsa si të dyshuar kryesore kanë pastruesen dhe mirëmbajtësen e vilës, një 28 vjeçare filipineze.
Fraksion.com