AktualitetTë fundit

Humb jetën në konflikt në Vlorë; Goditet me sende të forta te “Plazhi i Vjetër”

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak çaste më parë në Vlorë.

Pas një konflikti dyshohet se, Stavri Mino, 50-vjeç, është qëlluar me sende të forta, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Konflikti ka ndodhur brenda një lokali, në zonën e Plazhit të Vjetër të këtij qyteti, megjithëse policia tha se personi që ka ndërruar jetë nuk ka shenja të dukshme dhune,.

Raportohet paraprakisht se disa persona pas debateve me styre janë zënë me grushte, ndërsa kanë qenë të dehur, ku edhe Mino humbi jetën.

Stavri Mino mësohet se ka qenë i dënuar me herët me 6 muaj burg për “dhunë në familje”.

Nuk dihet ende autori që e qëlloi, si dhe shkaqet e konfliktit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, që punojnë për zbardhjen e saj, duke shoqëruar tre shtetas.

Informacion paraprak i policisë:

Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore

Fraksion.com