E martë, 3 Dhjetor, 2024
Latest:
AktualitetPolitikëTë fundit

Çelja e negociatave, Hahn thirrje vendeve të BE-së: Përgjigjuni Shqipërisë dhe Maqedonisë për reformat

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe shtetet anëtare të përgjigjen. Faleminderit drejtuesve të BE -së për qëndrimin e fortë për hapjen e negociatave të pranimit me të dy vendet në Tetor”.

Kështu shkruan në Tëitter Komisioneri i Zgjerimit në detyrë Johanes Hahn duke përshëndetur dhe rikonfirmuar mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë për negociatat.

Drejtuesit më të lartë të institucioneve të Bashkimit Europian dy ditë më parë u kërkuan vendeve anëtarë të unionit që të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi i kanë plotësuar të gjitha kushtet që u kërkuan.

“Anëtarësimi nuk do të ndodhë brenda natës. Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet” thuhej në letër. Vendimi do të merret në mes të muajit tetor. Gjermania tha ‘PO’ ndërsa pritet përgjigja e Francës dhe Holandës, dy vende skeptike.

 

Fraksion.com