“Bëjnë dasëm para Kryeministrisë” ; Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryeministri Rama ka publikuar sot një tjetër mesazh nga një qytetar i cili thotë se falë projektit “RETRO”, veçanërisht për motorët Vespa një shok i tij mori sot nusen me një motor të tillë.
“Përshëndetje Kryeministër!
Në shenjë mirënjohje për projektin “Retro” dhe në veçanti për motorët VESPA, një shok e mori nusen me Vespa sot.
Të përshëndesim me këtë foto e shkrepur sot pranë kryeministrisë, sepse i shtojmë ngjyra qytetit” – përfundon mesazhi i qytetarit.
Projekti RETRO i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor është mirëpritur nga mjeshtrat, restauruesit dhe koleksionuesit e çiklomotorave dhe automjeteve të hershme dhe me interes historik.
RETRO lindi për të jetëzuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësira për këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë.
Fraksion.com