AktualitetRajoniTë fundit

Akuzoi Bashën për vjedhje/ Ironia e liderit të grupit Troja për PDK-në në opozitë

Solisti i grupit të njohur Troja, Bujar Berisha, ka shkruar në ‘Facebookun’ e tij se ai nuk mund ta mendojë partinë e PDK-së që të përdorë këngët e tij për të protestuar kundër qeverisë.

Postimi:

“Nuk po muj me paramendu PDK ne protesta kunder qeverise me kange te Trojes & Jericho!”

Këngët e grupit Troja janë shumë ritmike dhe janë më të përdorurat nëpër protesta.

Kujtojmë që kohë më parë edhe Basha kishte përdorur këngët e tij si sfond në protestat e tij.

Në atë kohë Berisha shkruante:

Dy fjale për demagogjinë e partive politike Shqiptarë (Kosove Shqipëri)!

Kur janë ne opozite përdorin këngët e grupit Troja ne protesta kundër qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojnë me Qiljeten e me Meden…

Paramendo çfarë reforma mund te beje dikush qe e përdore pronën e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit) ne te njëjtën kohe qe akuzon tjetrin për hajni?”, thekson këngëtari.