AktualitetTë fundit

SPAK drejt finalizimit

Teksa publikisht për ngritjen e SPAK është deklaruar nga kreu i KLP-së Genti Ibrahimi muaji tetor, deri më tani ky institucion është bërë me 8 prokurorë, të cilët kanë kaluar vettingun në të dyja fazat dhe për tu plotësuar 10 hetues mungojnë vetëm 2.

ReportTv sjell listën e tetë prokurorëve të cilët kanë kaluar vetting si nga KPK në shkallë të parë ashtu edhe nga KPA ku rezulton se për ta nuk ka patur ankim.

Ata janë Arben Kraja prokurori i dekriminalizimit, Enkelejda Millona drejtuesja e Eelbasanit, Klodian Braho, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Behar Dibra prokuror të Krimeve të Rënda, si dhe Elida Kaçini prokurore e Tiranës, si dhe Altin Dumani drejtues i komanduar tek Apeli i Krimeve.

KLP ka miratuar në SPAK 15 emra përfshi edhe Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Doroleza Musabelliu, Ndini Tavani, Anita Jella për të cilët nuk ka një vendim final të vettingut dhe Manjola Kajana e Besnik Muçi që janë të apeluar në Kolegjin e Posaçëm.

Të kualifikuarit për SPAK

Arben Kraja, Enkelejda Millona, Klodian Braho, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Behar Dibra, Elida Kaçini, Altin Dumani

Në pritje të vettingut

Anton Martin,i Elisabeta Imeraj, Doroleza Musabelliu, Ndini Tavani, Anita Jella, Manjola Kajana, (KPA) Besnik Muçi (KPA)

 

Fraksion.com