AktualitetPolitikëTë fundit

Rasti Ndoja; Rama: Pastrim llumit të sistemit të drejtësisë; Askush nuk do mbetet i pandëshkuar

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me nje shenim reagimin e zv kryeministri Erion Brace ne nje video live ne rrjetin social “Facebook”, i cili ka treguar presionet dhe kercenimet qe kishte marre pak dite para arrestimit ish kreu i Kadastres se Durresit, Lirodon Pula:

“Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”🤮

Por dardha e ka bishtin mbrapa dhe çdo padrejtësi e bërë sot nga ata që nuk kalojnë dot Vetingun, do të ndëshkohet nesër, mu ashtu siç e kemi thënë qysh në nisje të reformës, siç shkruhet edhe në kërkesën e Bundestagut gjerman dhe siç do të kërkohet nga BE-ja në rrugën e negociatave për anëtarësim👊

Drejtësia e munguar e 30 vjetëve, po vjen dalëngadalë dhe s’do të kursejë askënd👍“, shkruan Rama.

 

Fraksion.com