Procesi ndaj ish-kreut të Kadastrës Durrës, Braçe: Prokurori Arjan Ndoi mashtroi gjykatën me dëshminë e një shtetasi anonim
Në një deklaratë për shtyp, zëvendëskryeministri Erion Braçe foli mbi rastin e kreut të kadastrës në Durrës, Liridon Pula dhe pjesëmarrjen e tij në seancën gjyqësore për masën e ndalimit të këtij të fundit.
Braçe vijon të zbulojë të vërtetën që fshihet pas arrestimit të Liridon Pulës me detyrë drejtor i Kadastrës në Durrës. Zv/kryeministri Erjon Brace publikoi dokumentet, mes tyre dhe denoncimin anonim të cilin, sipas Braces, prokurori Arjan Ndoi thotë se ia ka fshehur gjykatës së Durrësit. Kjo e fundit dje ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.
“Prokurori mashtroi gjykatën kur tha se për çertifikatat e lëshuara nga kompanitë Lura nuk janë vënë kufizime. Unë verifikova dhe rezultojnë kufizimet e vendosura.
Prokurori mashtroi kur tha se kanë ndodhur 30 transaksione .. verifikova dhe në asnjë nga 90 njësitë e pronarëve të truallit të jetë nënshtruar një transaksion tregtar të jetë ekzekutuar. Prokurori mashtroi gjykatën dje me dëshminë e një shtetasi anonim.Prokurori mashtroi dje gjykatën ky si pikënisje të hetimit bëri policinë e Durrësit, edhe kur tha se kontratat e sipërmarrjes mes investitorit dhe pronarit të truallit janë me përqindje duke synuar të mbështesë akuzën për tjetërsim të pasurisë. Kontratat në të vërtetë janë të administruara në ASHK dhe janë individualizuar me pronar për çdo objekt. Bëhet fjalë për apartamente me metra katror individualizuar”, tha zv/ kryeministri.
Brace thotë se arrestimi i tij është akti final i një serie të gjatë kërcënimesh dhe shantazhi një mujor që kishte nisur ndja drejtorit të ASHK-së, Liridon Pula
“Ky është një krim që i ka marrë lirinë një shtetasi perj 4 ditësh. Dështim më të madh nuk ka . Ky është akti final i një serie të gjatë kërcënimi e shantazhi një mujor ndaj drejtuesit ASHK. E shantazhuan herë me para.. sa të kushton vendi i punës ty. dhe herë tjetër brutalisht: Ik nga Durrësi dhe ik tani .. e arrestuan për ta mbajtur në burg; ik nga Durrësi”, tha Brace.
Fraksion.com