Kërcënonte të atin me thikë, motra telefon policinë e Durrësit
Një tragjedi e mundshme është parandaluar në kohë në Rrashbull të Durrsit, ku djali kërcënonte me thikë se do të vriste të atin.
Shtetasi S.Z., 35 vjeç, i cili pretendohet të jetë me probleme të shëndetit mendor kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë.
Policia ka negociuar më shtetasin S.Z që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.
Nga ana e uniformave blu të dëmtuarit, shtetasit S.Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Fraksion.com