Life StyleTë fundit

Jennifer Lopez fotografohet pa pikë grimi dhe na habiti me pamjen!

Jennifer Lopez, po shijon suksesin e filmit më të ri “Hustlers”, ku shkëlqeu në rol kryesor.

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, i la të gjithë pa fjalë me pamjen e saj, ndërsa filmi është më i shikuari i momentit dhe po bën namin në kinema.

Ndërkohë, Lopez po përgatitet për një tjetër film me Maluma-n, të titulluar “Marry me”.

Ajo do të jetë në rol kryesor, ku do të ketë të fejuar këngëtarin e famshëm Maluma.

Pritet që ky film i ri të ketë shumë sukses, ndërsa “Dailymail” ka publikuar disa foto të Lopez pas xhirimeve.

E kemi parë gjithmonë të kuruar dhe në gjendje thuajse perfekte, mirëpo, në fotot e publikuara ajo shfaqet shumë e lodhur dhe pa pikë grimi.

Madje, 50-vjeçares i dallohen rrudha tek sytë dhe në pjesën e gushës, duke i treguar moshën e vërtetë.

Të gjithë janë habitur nga këto pamje, pasi yllin botëror të muzikës nuk e kishim parë kurrë në këtë gjendje.