Hetimi i presidentit; Deputeti Valteri: Meta kryetar i LSI, jo President
Procesi faktmbledhjes thotë deputeti Valteri vijon.
“Kemi marrë dëshmitë nga disa institucione që të kemi sa më shumë fakte dhe prova për ti administruar në dispozicion të hetimit.Në dijeninë time ka patur institucione që janë vonuar ose nuk kanë kthyet përgjigje por institucioni i Kuvendit bashkë me komisionin hetimor ka marrë masat e duhura për t’i sjellë ato prova në teyezën e komisionit hetimor. Ka ende fakte dhe prova për t’u administruar”, sqaron ai.
Është e parakohshme thotë Halit Valteri të shprehet për reportin final të komisionit. Megjithatë thekson.
“Dihen qëndrimet e mia ndaj presidentit të Republikës personalisht ndaj tij jo si institucion. Për mendimin tim ai është kryetar i LSI dhe jo kryetar i shtetit tonë”, thotë Valteri.
Fraksion.com