3,500 gra në Iran do të lejohen të shikojnë ndeshjen me Kamboxhën
Irani ka garantuar se të paktën 3,500 gra tifoze të futbollit do të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen e ardhshme me Kamboxhën, pas kërkesës së prerë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit.
Agjencia e lajmeve IRNA, raportoi se “pas kërkesës së FIFA-s dhe premtimeve të Federatës iraniane të futbollit, gratë iraniane mund të marrin pjesë në ndeshjen e 10 tetorit”.
IRNA raportoi se biletat janë shitur brenda një ore, gjë që ka detyruar zyrtarët të rrisin numrin e ulseve në ndeshjet e Kupës Botërore më 2022.
Zyrtarët e FIFA-s kanë theksuar se janë të informuar që 4,600 bileta për gratë iranianë janë në dispozicion, si dhe mund të shtohet numri i tyre varësisht prej kërkesës”, raporton Reuters.
Kapaciteti i stadiumit ofron 100,000 ulëse. FIFA ka deklaruar se po e konsideron që të dërgojë vëzhgues në Teheran për të siguruar se gratë do të jenë në stadion.
Irani është përballur me presion ndërkombëtar për të lejuar gratë të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit, që nga vtëvrasja e një tifozeje të quajtur Sahar Khodyari, e cila vuri veten në flakë pas arrestimit për hyrje në stadium.