AktualitetBota+Të fundit

“Trump ‘ndjek’ ERTV?”; Sugjeron krijimin e një rrjeti të lajmeve të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar që Shtëpia e Bardhë të fillojë rrjetin e saj të lajmeve, për të kundërshtuar atë që ai thotë se është “urrejtje” e mediave kryesore për Shtetet e Bashkuara.

“CNN është një informacion që vetëm duket si një informacion, dhe është një gjë e tmerrshme për vendin tonë. Ne duhet të fillojmë rrjetin tonë dhe të vendosim atje disa lajme të vërteta”, tha Trump gjatë një fjalimi më 3 tetor në Florida .

“Ne po shohim në atë drejtim…Duhet të bëjmë diçka edhe për këtë. Vendosni disa njerëz me të vërtetë të talentuar dhe merrni një informacion të vërtetë atje. Jo një informacion që është i rremë”, shtoi ai.

Trump ka ashpërsuar kritikat e tij për CNN-in dhe media të tjera të mëdha, siç është New York Times, pasi shpërtheu skandali i një telefonate që ai pati me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy më 25 korrik.

Gjatë telefonatës, Trump duket se e nxit Zelenskiy për të zhvilluar një hetim ndaj rivalit të tij politik, ish-nënpresidentit, Joe Biden dhe djalit të tij.

Kjo telefonatë është bërë pikë qendrore e një hetimi nga ligjvënësit amerikanë.

Nuk është e qartë nëse Trump ishte serioz në komentet për fillimin e një rrjeti lajmesh, por ai iu referua Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës, si dy transmetues të financuar nga qeveria amerikane.

“Ne kemi Radion Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës … Dhe ne i krijuam ato për të ndërtuar vendin tonë dhe kjo nuk po funksionon shumë mirë”, tha Trump.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly, tha se në kundërshtim me vlerësimin e Trumpit, transmetuesi i themeluar në vitin 1950, vazhdon të ofrojë “gazetari objektive” në baza ditore për ata “të cilëve u mungojnë burime të besueshme të lajmeve dhe informacionit”.

“Ne besojmë se përpjekjet tona për të kundërshtuar dezinformimin – përmes platformave digjitale, në radio dhe TV – dhe për të zhvilluar një qytetari të informuar, janë më thelbësore se kurrë, në një epokë kur e vërteta po sulmohet gjithnjë e më shumë”, tha ai.

Shefi i Byrosë së Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman reagoi në Twitter duke theksuar se transmetuesi është akoma duke funksionuar. Ai vuri në dukje se Trump “duhet të jetë i vetëdijshëm” për faktin se ai i ka dhënë Zërit të Amerikës dy intervista që kur u bë president në janar të vitit 2017.

Zëri i Amerikës (VOA) është transmetuesi më i madh ndërkombëtar amerikan, duke siguruar lajme dhe informacione në më shumë se 40 gjuhë për një audiencë të përjavshme javore prej më shumë se 275 milion njerëz.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë lajme në 26 gjuhë në 22 vende, në të cilat një shtyp i lirë është i ndaluar nga qeveria, ose nuk është plotësisht i lirë.

 

Fraksion.com