“Shyqyr që Merkel mendon si unë”; Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët “e paprekshëm” ishin pushteti i korrupsionit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje se si Angela Merkel mori ‘PO-në’ dhe bindi Bundestagun gjerman që të vendoste pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.
Gjatë takimit me ministrat e Ballkanit me teme “Gjithçka mbi drejtësinë” , Rama u shpreh se Merkel u tha deputetëve gjermanë se: Ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që ta pastronin sistemin, dhe a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese, a duhet tu hedhim faj apo t’i përgëzojmë?
“Ne na thonë gjithmonë ju duam e duam të jemi bashkë, por duhet të vazhdoni të përmirësoheni. Vjet na thanë që keni bërë një punë fantastike, po keni ende diçka për të bërë: 57 gjyqtarë dhe prokurorë, një numër magjik nuk e dija pse ishte kjo shifër, dhe jo 58, por u tha 57. Ne shkuam përtej 57-ës, shumë më shumë se 57-a.
Vettingu u bë rezolucioni ynë francez me gijotinën, çdo mëngjes në çdo televizion shqiptar të gjithë të paprekshmit hiqeshin nga sistemi. Korrupsioni për 30 vite është rritur dhe gjendet tek politikanët, autoritetet publike, por më besoni kur ju them që nuk ka të krahasuar me qarkun e të paprekshmëve që u zhbë një herë e mirë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata ishin pushteti i korrupsionit, që e garantonin dhe ushqenin korrupsionin. Një vit më pas nuk flasim më për 57, por më shumë se 100.
Tani cili është problemi? Tani problemi është Gjykata Kushtetuese. Kur po bën operacion tek një trup i dikujt, duhet parë se nga cili këndvështrim e sheh, sepse shyqyr Zoti, që ka ende njerëz të mençur në Evropë, Angela Merkel është kampione e kësaj dhe ajo tha diçka që u dëgjua nga grupi parlamentar. Unë e citoj: Ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që ta pastronin sistemin, dhe a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese, a duhet tu hedhim faj apo t’i përgëzojmë?
Ne thjesht po kërkojmë të vazhdojmë një rrugëtim që do të kërkojë shumë kohë, nuk po themi të anëtarësohet. Hapi tjetër do të jetë që do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, dhe ky fakt në këtë moment tregon sukses dhe jo dështim. E them nga hera, tashmë jemi dy. Shyqyr që personi tjetër ka mundësinë ta bëjë Gjermaninë të thotë PO, unë nuk arrita dot”, tha Rama.
Fraksion.com