Përplasen dy mjete në Tiranë; Ndërron jetë 19-vjeçari dhe plagosen 2 të tjerë
Përplasen dy mjete dhe si pasojë ka ndodhur një aksident i rëndë ku mbeti i vdekur e një 19-vjeçar.
Aksidenti i ka ndodhur në autostradën Vorë-Tiranë.
Policia sqaron se shkak i aksidentit ka qenë lagështira, e cila ka bërë që dy automjete të përplasen me njëri-tjetrin, duke i marrë jetën të riut dhe plagosur drejtuesin e mjetit tjetër, si dhe një pasagjer.
Informacion paraprak:
Në autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jëtë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Fraksion.com