Pentagoni: Nuk kemi qenë aty gjatë telefonatës Trump-Zelensky
Zëdhënësi i Pentagonit tha të enjten se askush nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk ka qenë aty gjatë bisedës telefonike të muajit korrik mes Presidentit Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Telefonata ndodhet në qendër të një hetimi të Dhomës së Përfaqësuesve me qëllim ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit.
Demokratët kanë akuzuar zotin Trump se ka përdorur ndihmën ushtarake amerikane në një përpjekje për të kërkuar ndihmën e Ukrainës për hetimin e kundërshtarit të tij politik Joe Biden përpara zgjedhjeve të nëntorit 2020.
Biseda telefonike si dhe se kush nga administrata e zotit Trump ndodhej aty ndërsa ajo zhvillohej, ka ngjallur interesin e Kongresit. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo pranoi një ditë më pare se ai kishte qenë gjatë kohës që zhvillohej biseda mes dy udhëheqësve.
Zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman tha në një deklaratë për shtyp se zyra e këshilltarit të Përgjithshëm Juridik të Departamentit të Drejtësisë ka dërguar të gjitha dokumentet dhe regjistrimet e lidhura me Ukrainën për rishikim e dokumentim. Ai vuri në dukje interesimin e Kongresit për një hetim të mundshëm nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm të Pentagonit./VOA
Fraksion.com