PD padit arkitektin danez të projektit të Teatrit të ri
Partia Demokratike ka paditur për tre akuza arkitektin danez të projektit mbi Teatrin e ri Kombëtar, Bjarke Ingels.
Lexoni më poshtë deklaratën e plotë:
Partia Demokratike dërgon për ndjekje penale arkitektin danez Bjarke Ingels për përfshirje të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike tek teatri Kombëtar për ndërtimin atje të kullave private. Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori kundër arkitektit danez janë 3: “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Padia e Partisë Demokratike kundër arkitektit të projektit korruptiv për Teatrin sjell me detaje historikun e këtij projekti, bazuar mbi deklaratat publike të Edi Ramës, Erion Veliajt, Bjarke Ingels dhe akteve zyrtare, qëçojnë në konkluzionin se Edi Rama, bashkë me Erion Veliajn kanë bashkëpunuar me Bjarke Ingels për një projekt të pabazuar në asnjë ligj.
Duke cituar Bjarke Ingels në një intervistë më 14 Mars 2018, bëhet e qartë se projekti ka patur porositës kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa kompoania “Fusha shpk” vetëm sa ka kryer pagesën për një punë të paracakuar nga dy prej njerëzve me më shumë pushtet në vend, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës. Projekti është porositur prej tyre që në vitin 2016, shumë kohë përpara se Fusha shpk ta paraqiste si projekt të financuar prej saj.
“Ishte një ftesë e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Bashkisë për Teatrin Kombëtar. Për këtë projekt ne kemi filluar para një viti e gjysmë dhe kemi punuar në mënyrë të vazhdueshme.”- citohet të ketë thënë më 14 Mars 2018 Bjarke Ingels.
“Kyfaktprovonsejemipërparamarrjessënjëpërfitimitëparregulltdhepranimittënjëoferteqëvjennganjëpërfitimiparregullt.”- thuhetnëpadinë e PartisëDemokratike. Atyvihetnëdukje se “kryerja e njëprojektipër zhvillimin e pronës publike dhe ndërtimin e një pasurie publike, si Teatri Kombëtar, pa asnjë marrëveshje me autoritetet publike shqiptare dhe pa u njohur me ndonjë procedurë konkrete ligjore për partneritet publik privat, nënkupton se studio arkitekturore “BIG-BJARKE INGELS GROUP” dhe arkitekti i saj z. Bjarke Ingels, kanë konsumuar veprën penale të parashikuar në nenin 164/b “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, vepër e cila dënohet me burgim nga 6 muaj në 5 vjet.
“Qartësisht shtetasi z. Bjarke Ingels ka qenë në dijeni të faktit se jemi përpara një oferte të parregullt, dhe me dashje ka pranuar realizimin e saj.”- shkruhet në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Mes të tjerave, në padi, theksohet fakti se për t’i hapur rrugë projektit të Bjarke Ingels, të porositur nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë që në 2016-ën, pa u bazuar në asnjë procedurë ligjore, qeveria ka ndërmarrë disa veprime përpara paraqitjes nga “Fusha shpk” të propozimit të pakërkuar për të ndërtuar një teatër të ri dhe disa kulla përreth, i cili mban datën Shkurt 2018.
- Në 12 Prill 2017 qeveriaheqTeatrinKombëtardheterritorinpërrethnga Zona e QendrësHistoriketëTiranës.
- Në 14 Prill 2017 miratohetPlaniiPërgjithshëm Vendor iBashkisëTiranë, nëtëcilin, ndryshengaçdozonë e kryeqytetitkupërcaktohetintensitetiindërtimitdhespecifikimetëtjerateknike, përzonën e TeatritKombëtar, nukpërcaktohetasnjëkufizimpërlartësinë e ndërtesavedhekoeficentin e shfrytëzimittëtruallit.
- Në 13 Mars 2018, nëshkeljetëçdoligjivendasdhendërkombëtar, pa garë, pa procedurë, pa tender, kryeministri Edi Rama shpallfituesprojektin e BjarkeIngels, iporositurprejtijdheprejKryetarittëBashkisësëTiranësqënë 2016-ën, duke paracaktuaredhendërtimin e kullavengaFushashpk, qëkamarrëpërsipërpagesën e projektittëBjarkeIngels.
Për këtë padi, Partia DemokratikBIG-BJARKE INGELS GROUP”, ka qendrën ne Kopenhagen të Danimarkës./tch
Fraksion.com