AktualitetTë fundit

Parandalohet konflikti në Durrës; 2 në pranga

Parandalohet sherri me armë zjarri mes disa personave në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 në qytetin bregdetar.

Burime zyrtare bënë me dije se pasi u sinjalizuan forcat e policisë u vunë në pranga dy autorët e konflikti me armë zjarri të cilët tentuan të largohen me shpejtësi me automjet por u kapën gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Sekuestrohet një armë zjarri tip pistoletë dhe automjeti. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit se në lagjen nr 18 Durrës po ndodhte një konflikt mes disa personave dhe njëri prej tyre po qëllon me armë zjarri në ajër, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shtetasi që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër së bashku me shokun e tij në momentin që kanë parë Policinë kanë tentuar të largohen me shpejtësi me automjet por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë.

Policia bëri të mundur bllokimin e automjetit si dhe vënien në pranga të shtetasve A.B., 26 vjeç (pasagjer në mjet), i cili dyshohet se është personi i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe E.K., 30 vjeç, (drejtuesi i mjetit) të dy banues në Durrës.

 

Fraksion.com