“Nuk po fiken analogët”; Televizionet kryesore letër AMA-s: Ndërhyni ndaj Klan, ABC News e Shijak TV
Ky transmetim po bëhet në kundërshtim me vendimet e AMA dhe për më tepër krijon pabarazi dhe deformim të konkurrencës në treg. Gjithashtu kërkohet që strukturat e AMA të ndërmarrin masat e duhura operacionale dhe ligjore për të detyruar këta operatorë të zbatojnë ligjin dhe të mos prishin ekuilibrat e tregut kaq të ndjeshëm sa ai i mediave, duke mos u bërë palë me shkaktuesit e shkeljeve.
Ne mesditën e se premtes Klan po transmetonte në analog një telenovele, ndërsa Abc News, Klan Plus dhe Shijak Tv edicionet e tyre të lajmeve.
Operatorët televizive që e kanë respektuar ligjin sjellin në vëmendje se shkelje të tilla sanksionohen në disa nene të ligjit për mediat audiovizive dhe sipas të drejtave dhe rëndësisë së zgjatjes së situatës, mund të jenë objekt i mosmarrëveshjeve që do të lindin dhe shqyrtohen nga organet gjyqësore kompetente për dëmshpërblimet e dëmeve të shkaktuara./tch
Fraksion.com