AktualitetTë fundit

“Në ’98-n plani ishte për të vrarë Saliun, jo Azemin; Izeti Haxhia po i jep SPAK-ut 23 provat për krimet e Berishës”

Gjykata e Krimeve të Rënda të hënën më 7 tetor do të nisë shqyrtimin e dosjes ‘’Hajdari’’ kundër Izet Haxhisë me tre akuza për vrasjen. Por paralelisht me këtë, avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv thotë se Izet Haxhia po jep dëshminë e tij para prokurorëve për rolin e Sali Berishës në shumë ngjarje kriminale nga 1991, 23 vepra të rënda penale. Po kush janë 23 akuzat që rëndojnë mbi Berishën? Në padi, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar atë për të bombarduar Ambasadën amerikane në Tiranë, eliminimi i Azem Hajdarit, firmat piramidale. Gjithashtu sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vrasjen e Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë, por edhe shumw cwshtje tw tjera.

Pasi Apeli e riktheu cështjen për rigjykim, Izet Haxhia bëri një kallëzim penal kundër Sali Berishës. Nuk është hakmarrje, sepse në fakt bën përshtypje një gjë që Haxhia, nga provat që janë në dosjen për vrasjen e Hajdarit, ai nuk ka lidhje me vrasjen. Është pleksur kot në këtë ngjarje. I vetmi dëshmitar që ka implikuar Haxhinë ka qenë Berisha, kallëzoi Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhinë. Këto ishin dëshmi të rreme të Berishës, para drejtësisë shqiptare nuk dha asnjë shpjegim, por vetëm në ambasadë.

Në 23 akuza që ai i ka drejtuar prokurores së përgjithshme në 2018 i specifikon të gjitha, jo vetëm si krime, por duke kërkuar që të thirret dhe të japë të gjitha detajet dhe provat dhe të bëhen ballafaqimet. Arta Marku e mori kallëzimin në dhjetor, atëherë Berisha ishte në parlament dhe prokuroria e përgjithshme të niste procedimin, por dalja  nga parlamenti bëri që cështja të shkonte te krimet e rënda. Izet Haxhia është thirrur në prokurori dhe i janë marrë deklarime për cdo akuzë. Sot ishte dita e tretë.

Unë flas me hollësi te akuzat ndaj tij për vrasjen e Azem Hajdarit, për cështjen tjetër nuk mundem se është sekret hetimor. Por di të them që nga 1991 dhe deri 1999 Izet Haxhia po jep shpjegime për gjithcka ka ndodhur. Ai po jep të dhënë si ndodhi vrasja e 4 Dëshmorëve në Shkodër, cfarë roli ka Berisha, cfarë frymëzoi dhe nxitje që ka bërë. Ka vijuar për vrasjet te Shkolla e Bashkuar dhe për to me prova direkte dhe indirekte e nxjerr të implikuar.

Në Prill të 1991 Izet Haxhia ka qenë pranë Berishës, familjar, i afërm, por edhe i betuar që e njihnin mirë situatën. Po vazhdon të japë shpjegime për ngjarje të tjera, jep detaje si është vjedhur valuta në bankën e Shkodrës ose sesi kur ka humbur pushtetin Berisha organizoi hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë për të krijuar kaos. Kush e zotëronte bandën e tritolit. Po i jep të gjitha me prova dhe fakte. Dhe deri tek e fundit si do të organizohej vrasje e Izetit në Turqi, ishin vendosur një milion euro, cfarë veprimesh u ndërmorën dhe pse mbeti në tentativë“.

Por a ka prova Izet Haxhia kundër Berishës apo janë thjeshtë fjalë dhe histori? “Problemi është që deri në sot një pjesë të mirë i ka hedhur në një libër, por libri është libër pasi edhe botuesi nuk lejon përgojimet. Por në deponimet që po jep nuk po tregon përralla, por në rast se i thua se akuzon ish-presidentin sepse ka qenë frymëzuesi dhe ka marrë masa organizative dhe njerëz konkret si të ekzekutoehj Skënder Gjinueshin, Sabit Brokaj, Arben Imamin dhe Shaban Meminë, ku u mor urdhri, do të zihej prita, është i detyrura të thotë detaje dhe të japë prova.

Bëhet fjalë për ngjarjet e 1997. Para se të vinte në pushtet PS-ja dhe aleatët e saj. Akuza do prova dhe fakte që të bëhet lidhja e zinxhirit. Ja përshembull në vrasjen e Hajdarit ai thotë se nuk kam lidhje, por ne i thamë se kjo është një fjalë dhe na jep prova  dhe nxorëm 53 dëshmitarë që do të japin shpjegimet dhe do të vërtetojnë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje“.

Por ku ka qenë në 12 shtator të 1998? “Në Tiranë. Ajo vrasje ka qenë rastëspre uk ka pasur qëllim të vrisnin Azem Hajdarin. Ata erdhën të armatosur për tjetër qëllim. 10 dit para se të ndodhte vrasja, babai i Fatmir Hakjajt dhe të tjerëve, që ishte bërë një shkrim i rëndë në ‘RD’ shumë i rëndë për familjen e tij. Ai erdhi për këtë erdhi, Muharrem Haklajn, Izeti e ndihmoi të takonate atë gazetar, ai i tha se shkrimin e bëri Azem Hajdari por vendosi emrin tim dhe Muharremi shkoi e takoi.

Në takimin me Azemin i ka thënë këtë dhe tjetrën që kishte dorë në vrasjen e Shkëlqimit në Tropojë. Keqkuptimi që pati Berisha me Shkëlqimin, që tha ‘të gjallë apo të vdekur e dua Shkëlqimin’. Muharremi i tha se dyshojmë se ke organizuar pritën, Azemi i është betuar me zakon. Muharrem Haklaj i ka të incizuara, dhe Azemi i tha se vrasjen ta ka bërë dera përballë, pra Berisha. Kjo është e regjistruar. Haklajt nuk kishin punë me Azemin, por atë e nxorën në atë ngjarje”.

Por kush ishte lidhja mes Izet Haxhisë dhe Azem Hajdarit dhe si kanë qenë marrëdhëniet me Sali Berishën? “Izeti dhe Azemi ishin miq. Por kush e nxori në pritë? Në gjyq ne do i nxjerrim. Makina me targa të Vlorës kishte ardhur herët te selia e PD-së dhe atë makina e kanë parë eksponentë të ndryshëm të PD-së dhe në dy burime i ka vajtur sinjali Berishës. Por informacionin më të saktë ia ka dhënë mbesa e vet, pasi i njihte Haklajt dhe Mulosmanët. Berisha e mori vesh shumë orë para që makina ishte instaluar me njerëz të armatosur brenda. Makina ndeji 3-4 orë para selisë së PD-së. Pse nuk mori ministrin e Brendshëm dhe ta parandalonte?

Berisha akuzoi Jaho Mulosmanin, pasi ishte përkhraës i fuqishëm i PS-së. E dyta Izetin, por për cfarë arsye se ai nuk ka qenë fare aty? Por ai e futi në një rrjedhë që të merrte karakter politik, që të bënte lidhjen e vrasjes mes Mulosmanit dhe Fatos Nanos duke e shfrytëzuar politikisht. Kur erdhi Azemi nga Fieri nga një miting dhe Berisha i ka thënë ik e merru vesh me ata. Azemi shkoi mori zastavën i futi silenciatorin dhe shkoi atje. Kur e panë të armatosur thanë, po cdo ky gomar këtu? Dhe Fatmiri e qëlloi. Dhe Naim Cangut i ka qëlluar vetë ai. Vrasja ishte organizuar për Berishën, ata kishin ardhur për Berishën dhe jo për Azem Hajdarin dhe organizimin e kishin bërë perfekt dhe njerëz të Berishës i përdorën dhe një ndër ata që përdorën ishte Izeti. Pasi vëllai i Fatmirit e mbante gjithmonë Izetin dhe ia bëri të besueshme alibinë që i ngriti, pasi pak ditë përpara vëllai i Izetit i arrestuan në Elbasan për ca armë.

Kur ishin në burg Izeti i mbante me bukë të dy. Fatmir Haklaj donte ti jepte një kafe vëllait që e mbajte mirë dhe për këtë e morën një ditë para se të ndodhte vrasja dhe kanë qenë në lokal dhe kur është vrarë, Halili, Izeti kanë qenë në një lokal tjetër afër PD-së dhe në atë moment kanë ikur bashkë. Izetin nuk dinte gjë, se kush u vra e morën me vete. Por ata e mbanin nga mbrapa për të mbuluar gjurmët e krimit. Në shumë vepra që ai akuzon Berishën ai ka qenë edhe bashkëpunëtor por e ka marrë këtë përgjegjësi. Oficeri që po i merr deklarimet prej tre ditësh ai është një nga taa që është piketuar dhe do të jenë në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Edhe prokurori i cështjes do të jetë pjesë e SPAK-ut. Në datën ditën e hënë cështja e Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit i kaloi Krimeve të Rënda, por në parashkrimet që janë bërë në rigjykim, dëshmitari kryesor në 53 dëshmitarët është Sali Berisha, për të cilin Izeti ka shumë prova dhe fakte që do ta e nxjerrë të implikuar. Por në rast se nuk pranon të vijë Berisha? Do të merret me dhunë do të vijë sesbën, do të japë shpjegime të hollësishme.

Ai ka akuza dhe fakte si për vjedhjen e floririt në Krrabë në fazën e parë që akuzon Berishën dhe ekzekutimin përfundimtar që u bë përmes Ilir Metës, ai nuk i ka fjalë por akuza konkrete, fakte dhe prova dhe patjetër që gjyqi do të hapet. Këtej e tutje drejtësia shqiptare po bëhet realitet. Me ngritjen e SPAK jemi të bindur që do të hapet drita në fund të tunelit.” tha ai. Idajet Beqiri theksoi se ka edhe dëshmitarë të tjerë VIP, si ish-kryeministri Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Jozefina Topalli, Genc Pollo, Fatos Klosi dhe të tjerë.

Por si është gjendja e Izet Haxhisë aktualisht? Avokati thotë se e ka humbur qetësinë. “Ai ka shumë vite që po bën burg dhe nëse nesër do i bëjmë llogaritjen nëse do të dënohet, po të merret në konsideratë fakti që në Turqi një ditë paraburgim është e barabartë me tre ditë burg, i bie që ka bërë 15 vite burg. Prej dy vitesh po rri këtu, koha e madhe e paraburgimit ia ka humbur qetësinë. Edhe në kohën që ishte në Turqi, e nxorën detyrim paraqitje ishte si në arrest shtëpie. Nga 2010-2017 ka qenë pranë si arrestuar dhe në këtë situatë e ka humbur qetësinë

 

Fraksion.com