Kulluri i tregon Bashës se si të nxjerrë PD nga kriza
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri i kërkon Lulzim Bashës që meqenëse nuk pranon të nisë një proces demokratizues të Partisë Demokratike, atëherë i kërkon që të bëjë demokratizimin e parlamentit, qeverisjes dhe vete partisë përmes sistemit zgjedhor. Ai thotë se Basha t’i propozojë Këshillit Kombëtar një listë me 140 kandidatë ku të përfshijë kritikët e tij për gjendjen në parti dhe secili të mbledhë vota për PD dhe për veten.
‘Gjithnje ka nje zgjidhje! Thirrjeve te hapura te disa bashkepunetoreve te vet per bashkimin e PD, zoti Basha ka mundesi tu pergjigjet pozitivisht per ta nxjerre te djathten nga kriza me synim fitoren e zgjedhjeve te ardhshme! Te kerkoje nje reforme zgjedhore per miratimin e nje sistemi proporcional kombetar ose rajonal me “lista te hapura”!
Meqenese nuk pranon te nise nje proces demokratizues te Partise Demokratike, atehere mund te beje demokratizim te parlamentit, qeverisjes dhe vete partise permes sistemit zgjedhor. Ti propozoje Keshillit Kombetar nje liste me 140 kandidate ku te perfshije kritiket e tij per gjendjen ne parti dhe secili te mbledhe vota per PD dhe per veten. Edhe PD mbledh maksimumin e votave, edhe perfaqesimi ne parti dhe parlament rregullohet njehere e mire. Diskutimi qe vendos Kryetari per cdo gje, merr fund.
Vendosin demokratet dhe qytetaret kush i perfaqeson me mire! Natyrisht qe edhe programi elektoral behet me i plote per shkak se perfshihen me shume ide per nje qeverisje me te mire. Demokracia eshte perfaqesim! Nje sistem zgjedhor me “lista te hapura” e zgjidh problemin themelor te krizes se sistemit politik aktual. Z. Oketa dhe znj. Duma kane me kete propozim, nje mundesi konkrete per t’ja propozuar Bashes zgjidhjen per bashkimin e Partise Demokratike!’ shkruan Edvin Kulluri. Kulluri pak ditë më parë paralajmëroi se së shpejti do të nisë një lëvizje kundër Lulzim Bashës, e cila do të përfshijë disa nga emrat më të njohur të së djathtës që u përjashtuan nga lideri demokrat në zgjedhjet e 2017.
Fraksion.com