AktualitetTë fundit

Kokainë, heroinë, para dhe telefona në makinë: Si u kap shqiptari problematik në Greqi

Në një operacion të zhvilluar ditën e sotme, autoritetet greke  njoftojnë se kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Shqiptari u ndalua së bashku me automjetin e tij në Larisa, ndërsa në airbag-un e pasagjerit kishte krijuar një vend të posaçëm për të fshehur lëndën narkotike. Gjatë kontrollit, me ndihmën e qenit antidrogë, policia gjeti dhe sekuestroi  6.2 kg heroinë  të ndarë në 12 pako,  201 gram kokaine si dhe  një sasi të vogël marijuane, 2 pistoleta, 5 fishekë dhe 700 euro, dy telefona celularë dhe një sasi parash.
Policia thekson se shqiptari i arrestuar kishte probleme me drejtësinë greke dhe rezulton me precedent të theksuar penal.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com