Life StyleTë fundit

“Kam qenë shumë i pirë”; Alban Ramosaj sqaron foton që u përfol nga të gjithë

Alban Ramosaj ishte sot i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel për të folur për projektin e tij më të fundit që titullohet “T’kom dasht”. Por ndonëse kanë kaluar 9 muaj nga fotoja e bujshme që publikoi në janar, ku shfaqej nudo në plazh, këngëtari nuk i shpëtoi dot pyetjes së moderatorit Isli Islami, për të treguar kontekstin e kësaj fotoje.

Albani u shpreh se ishte shumë i pirë kur e realizoi dhe shoqërohej nga një mikja e tij e ngushtë, që me sa dimë ne është Anada Nikollari. “Edhe këtë foto që e kam nxjerrë nuk e kam bërë me tendencë për të thyer internetin apo për vëmendje.

Ai momenti ka qenë shumë nice. Kam qenë me një shoqen time. Kam qenë shumë i pirë. unë e konsideroj Instagramin si foto album, nëse s’ju pëlqen mund të më hiqni”, u shpreh ai. Albani tha se për momentin nuk ka ndërmend të publikojë foto të tilla provokuese, ndërsa shtoi se në këtë periudhë ndihet shumë i lumtur:

“Jam në një periudhë të jetës që jam shumë i lumtur”, u shpreh ai. Këngëtari pranoi gjithashtu se kënga e re “T’kom dasht” është një dedikim. Sipas tij, përderisa publiku mund t’ia kushtojë kujtdo këtë këngë, atëherë ajo mbetet një dedikim.

 

Fraksion.com