AktualitetTë fundit

“Hëngrën në Fast-Foodin jashtë shkollës”; Helmohen 22 nxënës në Postribë

22 nxënës të shkollës së mesme të bashkuar “Adem Haxhia” u helmuan nga ushqimi i konsumuar në një fast-food jashtë shkollës, gjatë orës së pushimit të madh.

Nxënësit, të moshës 15-16 vjeç, u helmuan një ditë më parë, dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, kanë lënë spitalin dhe nuk kanë asnjë shqetësim shëndetësor.

Priten analizat për të faktuar saktësisht këtë dyshim, por shenjat e helmimit, të vjella dhe marrje mendsh kanë nisur tek të gjithë fëmijët që konsumuan ushqim në orarin e pushimit të madh, në një Fas Food, jashtë ambienteve të shkollës.

Shëndeti Publik ka nisur hetimin për rastin në Postribë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe punonjësit e Fast-Food-it ku dyshohet të jenë helmuar fëmijët. Ndërkohë pranë dyqanit me ushqim të shpejtë, kanë mbërritur edhe inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për të parë kushtet në Fast-Food.

 

Fraksion.com