Gruaja tenton të vetëvritet tek Liqeni Artificial i Tiranës
Policia bashkiake e Tiranës ka shmangur një tragjedi ditën e sotme në Liqenin Artificial në kryeqytet.
Një grua rreth të 60-ave ka tentuar të varë veten, por fatmirësisht veprimi i saj është pikasur në kohë, duke mos e përfunduar dot aktin e rëndë të vetëflijimit.
Punonjësit e policisë Bashkiake në patrullimin e tyre të zakonshëm kanë shquar veprimin e gruas dhe menjëherë i kanë dhënë asaj ndihmën e shpejtë.
Më pas është lajmëruar policia e Shtetit dhe ambulanca e cila e ka transportuar gruan për një ndihmë më të specializuar në spital.
Nuk dihen arsyet që e shtynë gruan drejt këtij akti ekstrem, ndërsa po punohet për të zbardhur plotësisht shkaqet.
Fraksion.com