“Gjithçka për drejtësinë”; Rama: Nuk kemi zgjedhje tjetër, duhet të vazhdojmë ta duam BE-në
Në konferencën “Gjithçka për drejtësinë”, që po zhvillohet në Tiranë me ministrat e Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
“Fryma me të cilën u krijua Evropa nuk do të vdesë, Binjakëzimi mes lirisë dhe drejtësisë është më e lehtë me fjalë se me letra. Shqiptarët janë tejet optimistë për Evropën, rrisin dhe mesataren e rajonit”, u shpreh Rama ndër të tjera.
“Vendet tona duhet të bëhen demokraci funksionale me institucione të tilla. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër, duhet të vazhdojmë ta duam BE-në. Vjet na thanë që kemi bërë diçka fantastike, por keni ende diçka për të bërë.
Na u tha që duhet të pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit dhe e bëmë”, u shpreh Rama duke shtuar se në fillim thuhen 3 kushte, më pas 5, 9 dhe 999 dhe se Ballkani perëndimor mbetet tepër i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.
“Më lejoni të them që po e di që ne kemi probleme madhore ende, sepse problem thelbësor është ndërtimi dhe fuqizimi i institucioneve”, deklaroi Rama.
Fraksion.com