AktualitetTë fundit

E zhdukur prej 4 orësh, gjendet 13-vjeçarja

Gjendet vajza 13-vjecare, e cila rezultonte e zhdukur prej 4 orësh. Policia tha se ajo u rrëmbye në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë, nga një person i paidentifikuar. Ajo eshte gjetur ne nje qender tregetare.

Vajza 13-vjeçe ishte rrëmbyer pasditen e sotme në kryeqytet rreth orës 17:00. Sipas policisë, në rrugën “Ndre mjeda” te zona e ‘Ish-parkut të Autobusëve’ dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë jashtë dëshirës në automjet me forcë 13-vjeçaren duke u larguar me shpejtësi.

Vajza ishte duke u kthyer nga shkolla së bashku me të motrën dhe sapo kishte zbritur nga autobusi kur u rrëmbye poshtë pallatit ku banonte nga një makinë tip ‘Fiat’ me ngjyrë të kuqe.

Vajza që është rrëmbyer është me inicialet S.B. me diabet tipit 1 dhe është me përdorim insuline  4 herë në ditë. Denoncimi është bërë nga motra e 13-vjeçares. Policia thotë se është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personit.

Mësohet se nëna e vajzës kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë diçka te goja dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.

Nëna deklaron se vajza e rrëmbyer është me diabet dhe duhet të bënte në darkë insulinën. Ajo tha se vajza tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë.

 

Fraksion.com