AktualitetTë fundit

Durrës, shpërthim me eksploziv në një banesë

Një shpërthim eksplozivi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radë, Durrës në banesën në pronësi të shtetasit A.S.

Në banesën ku nuk jetonte njeri, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse artizanale, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se lënda plasëse mund të jetë vendosur si paralajmërim për të zotin e shtëpisë, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

 

Fraksion.com