AktualitetBota+Të fundit

Deputetët si shimpanze; Piktura shitet për 11 milionë euro

Piktura e famshme e Banksy-t që tregon Dhomën e Komunëve të drejtuar nga shimpanzetë arriti një shifër rekord në ankand.

Krijimi i artistit britanik që nuk e tregon identitetin e tij, e që famën e arriti më së shumti prej pikturave murale nëpër rrugë, u shit për 11,1 milionë euro në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s të Londrës.

Rekordin e mëparshëm të një pune të Banksyt’t e mbante “Keep it Spotless”, për të cilën çekiçi i ankandit ra në 2008-tën, me shumën e fiksuar në 1,8 milionë dollarë.

“Devolved Parliament” u krijua në Bristol në 2009-tën dhe mbetet vepra më e madhe e artistit në kanavacë. Alex Branczik tha se Banksy, me këtë pikturë, kishte prekur një çështje “djegëse të ditës”. Artisti, shtoi ai, arrin të distilojë situatat më të komplikuara politike në një imazh të vetëm, që mund të ndahet lehtësisht në epokën tonë të mediave sociale”.

Pavarësisht se ku ndodhemi sot me debatin e Brexitit, nuk ka dyshim se kjo punë është më e rëndësishme tani sesa ka qenë ndonjëherë”, thuhet në deklaratën e shtëpisë së ankandeve.

 

Fraksion.com