AktualitetTë fundit

Arresime si nëpër filma; Policia turke ndjek kamionët me 2 tonë drogë, në mes të autostradës (video)

Gjithçka ka ndodhur në autostradë, ku autoritetet turke kanë ndjekur dhe ndalur furgonët, duke zbuluar lëndën narkotike, e cila ishte fshehur mes materialeve të tekstileve.

Mediet turke kanë publikuar videon e kapjes së 2 tonë marijuanë që ndodheshin në dy furgonë  mallrash me targa shqiptare.

Nga super-aksioni policor u arrestuan 9 trafikantë,  dy prej të cilëve janë të huaj.
Arrestimi i tyre është bërë në mes të autostradës, ashtu siç e tregojnë edhe pamjet e aksionit.

 

 

Fraksion.com