AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasadori i BE-së, Soreca: Jemi krenarë që kemi mbështetur Shqipërinë për Reformën në Drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca  i pranishëm në konferencën në konferencën “Gjithçka për drejtësinë”, që po zhvillohet në Tiranë me ministrat e Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor  u ndal tek procesi i reformës në drejtësi dhe sfidat e Shqipërisë. Ai theksoi se reforma në drejtësi është pjesa e historisë moderne e vendit tonë, përmes së cilës,  qytetarët pa dallim do të gjejnë atë që u ka munguar prej vitesh. Ambasadori bëri thirrje të mos ketë vonesa të pajustifikuara për krijimin e SPAK dhe BKH.

“Padrejtësia në çdo lloj vendi është kërcënim. Një sistem funksional drejtësie është themeli i një demokracie. Jemi krenarë që kemi mbështetur Shqipërinë për Reformën në Drejtësi”, u shpreh ai ndër të tjera.

Ai shtoi më tej se “Janë qytetarët shqiptarë ata që i kanë kërkuar këto reforma. Shqiptarët e kanë shpresën te kjo reformë në drejtësi. Shumë pak vende në botë e kanë bërë këtë transformim të thellë. Rreth 100 gjyqtarë dhe prokurorë nuk janë më pjesë e sistemit. Falenderojmë ata gjyqtarë e prokurorë që nuk e humbën busullën e integritetit. Reforma në drejtësi është pjesë e historisë moderne të Shqipërisë”, u shpreh ai për të vazhduar me :

“Të mos ketë ngadalësim në mes të këtij rrugëtimi, do ju qëndrojmë pranë. Nuk ka demokraci të vërtetë pa drejtësi që mbron të drejtat themelore.”

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com