AktualitetTë fundit

U gjet i vrarë në kanal; Dyshimet për ekzekutimin në Mirditë

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e të mërkurës në Mirditë.

34-vjeçari Eri Zefi, u gjet i hedhur në kanalin kullues, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan të Mirditës.

Nga ana e policisë disa persona janë shoqëruar, si të dyshuar që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Nga hetimet e kryera, rezulton se Zefi është ekzekutuar pikërisht në vendin ku është gjetur i vrarë.

I riu u gjet i pajetë nga një banor i zonës, i cili lajmëroi policinë. Paraprakisht mendohet se ai është marrë peng dhe është çuar në zonën ku u gjet i vdekur, për tu vrarë, pa u parë nga persona të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu vijojnë hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Dyshohet se vrasja e të riut është bërë për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës akuzohet për vrasjen e një personi në Durrës.

 

Fraksion.com