Tahiri i drejtohet Apelit, ankimon dënimin e Krimeve të Rënda
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ankimon vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë për Krimet e Rënda, e cila e dënoi me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke e gjetur fajtor për shpërdorim detyre.
Tahiri e ankimon edhe këtë dënim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, duke kërkuar pafajësi të plotë të tij.
Ky hap i ish-ministrit vjen pasi rreth dy javë më parë, Krimet e Rënda, i rrëzuan tre akuzat e tjera, për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe veprime të kryera në kuadër të këtij grupi.
Kështu ish-ministri u dënua vetëm për shpërdorim detyre, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanalizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal.
Krahas dënimit, Tahirit i ndalohet që për tre vite të ushtrojë poste publike.
Fraksion.com