AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Merkel ka dhënë Veton: Nuk ka ndarje mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Edi Rama tha se kancelarja gjermane Angela Merkel ka vënë veton që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos jenë jashtë Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës në Kuvend teksa foli pë negociatat Rama tha kushtet Gjermania i ka vënë për politikën e vet të brendshme dhe në funksion të politikës së vet të brendshme

“Dëgjoj këtu që Gjermania ka vënë kushte. Pse i ka vënë Gjermania kushtet? Kushtet Gjermania i ka vënë për politikën e vet të brendshme.

Dhe në funksion të politikës së vet të brendshme. Edhe nëgrupin më të madh parlamentar në Gjermani, bëhet një debat deri në moment të fundit sikur cfarë po i japim Shqipërisë, dhe ka vota pro dhe ka vota kundër. Për kë? Për politikë të brendshme. Gjermania ka thënë PO, vetëm për një arsye.

Që e ka shprehur dje reporteri i Bundestagut, sepse kancelaria ka vënë veton që nuk ka ndarje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe është vendosur PO.

Nuk janë 9 kushte, janë 999. Ne në procesin e integrimit duam dhe duhet të ndërtojmë Shqipërinë evropiane këtu, dhe ato kushte janë të gjitha të lidhura me punë të cilat si u thanë si nuk u thanë, do të bëhen, patjetër. Nuk diskutohet”, tha kreu i qeverisë.

 

Fraksion.com