AktualitetTë fundit

“Policimi vullnetar”; Romina Kuko: S’janë spiunë lagjesh

Qeveria ka hartuar nismën më të re për krijimin e policimit vullnetar, ku qytetarët mund të aplikojnë të bëhen pjesë e kësaj njësie. Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko në një konferencë për mediat sqaroi funksionimin e kësaj strukture, benefitet që do kenë qytetarë por dhe kriteret që duhen plotësuar.

Policimi vullnetar është nisma më e re e qeverisë, ku individë të ndryshëm mund të bëhet pjesë e kësaj strukture të cilët do të trajnohet dhe më pas të certifikohen. Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko, gjatë një konference bëri të ditur detaje rreth funksionimit të kësaj strukture. Sipas Kukos personat që do jenë pjesë e kësaj policie nuk do të paguhen.

Sipas zv/ministres policët vullnetarë do të marrin pjesë në ngjarje të dinamikës së përditshme në komunitet dhe do jenë të pajisur me një uniformë e cila ka shenjat e saj dalluese.

Për nisjen e funksionimit të kësaj njësie të re të policisë nuk ka ende një datë apo numrin e kandidatëve që do të pranohet, megjithatë sipas Kukos do të jetë një kuotë e caktuar që do të varet nga numri i popullsisë dhe territori ku ato do të japin një shërbim.

Duke u ndalur tek kushtet, që aplikanti duhet të plotësojë, Kuko më tej deklaroi se nuk duhet të jetë i përjashtuar nga radhët e policisë dhe nëse është larguar, do t’i bëhet një “vetting” mbi motivet e largimit dhe pastërtinë e figurës së tij.

 

Fraksion.com