AktualitetKosovaTë fundit

E vetmja grua shqiptare me gradën gjeneral-major: Lexoni 6 fakte të rralla për Xhevë LLadrovcin

Xhevë Krasniqi, Lladrovci ishte luftëtare e UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë, e cila luftoi pareshtur deri në frymën e saj të fundi.

Ajo është luftëtarja e vetme e UÇK’së, që do të ketë gradën e gjeneral-majorit, e kjo është grada më e lartë që ka marrë një grua shqiptare.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur pë heroinën kombëtare Xhevë Krasniqi, Lladrovci:

1. Xheva u rrit dhe u edukua në një familje me tradita shqiptare. Ajo ishte fëmija i parë ndër 17 djem e vajza të tjera të babait të saj.

2. Heroina Xhevë Lladrovci kishte mbaruar Fakultetin e Letërsisë dhe atë Juridik. Për më tepër, ajo ishte bërë edhe mësuese e vjehrrës së saj – nënë Shefkijes, të cilës ia mësoi abetaren, në mënyrë që vetë ajo t’ia shkruante letrat djalit të saj, Fehmiut, në kohën sa ishte në burg.

3. Ajo është gruaja e parë shqiptare thellësisht e emancipuar, tepër e shkolluar, dy herë e diplomuar, si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe si juriste e diplomuar. është grua e cila në lëvizjen ilegale çlirimtare, u bë një nga figurat më të rëndësishme dhe më domethënëse, e cila krijoi portretin e saj politik, figurën e gruas që i takonte e ardhmja.

4. Xheva ishte jashtëzakonisht aktive në të gjitha organizimet që u bënë për çlirimin e atdheut. Si rezultat, ajo, gjatë një veprimtarie ilegale të vitit 1981, ishte njohur me Fehmiun, me të cilin edhe u fejua pas 2-3 muajsh. Menjëherë pas fejesës, Fehmiu ishte burgosur gjoja për veprimtari antishtetërore me 10 vite burg, prej të cilave do t’i vuante 5 e gjysmë.

5. Pas rënies heroike të Xhevë e Fehmi Lladrovcit, në vendin Gradinë të Gllanasellës, ku edhe e luftuan betejën e fundit, është ngritur përmendorja e pavdekësisë për të rënët në betejë. Ndërsa, shkolla fillore e Gllanasellës së Drenasit, në shtator të vitit 2005, mori emrin e heroinës Xhevë Krasniqi – Lladrovci. Shtabi i përgjithshëm i UÇK’së, pas rënies i dha titullin, gradën Gjeneral-major, ndërsa më 22 shtator 2008, Xhevë e Fehmi Lladrovci shpallen heronj të Kosovës nga kryetari i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

6. Për kontributin e madh të dhënë, këta dy heronj i ka nderuar edhe shteti i Kroacisë, duke u dhuruar Medaljen e Artë familjes Lladrovci, kurse edhe Posta e Kosovës ka emetuar pullën postare kushtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

 

Fraksion.com