Aksident në Librazhd: 1 i vdekur e dy të plagosur
Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti rrugor në aksin Librazhd-Qafë-Thanë, ku një e moshuar humbi jetën dhe dy shtetase të tjera mbetën të plagosur, njëra prej tyre në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit e moshuara R.H., 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si kanë mbetur të plagosura lehtë dy gra D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe, të cilat ishin pasagjerët në autobus.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit.